Në burg me pesë yje, lihet i lirë princi arab që vizitoi Shqipërinë (FOTO+VIDEO)

588
Sigal

Princi miliardier saudit Alwaleed bin Talal është liruar nga paraburgimi, sipas burimeve të familjes së tij, më shumë se dy muaj pasi u burgos si pjesë e serisë së arrestimeve kundër korrupsionit në Arabinë Saudite, shkruan e përditshmja britanike ‘Daily Mail’.

Lirimi i tij erdhi disa orë pasi Princi Alwaleed bin Talal tha në një intervistë ekskluzive për Reuters se priste të lirohej brenda disa ditësh.

princi arab

489F15C500000578-5319455-image-a-32_1517054322750


Ai gjithashtu theksoi gjatë intervistës se priste të mbante kontrollin e plotë të firmës së tij të investimit ‘Kingdom Holding Co’, pa i kërkuar që t’i jepte asetet qeverisë saudite.

Burime të familjes së tij thanë se Princi saudit ishte liruar të shtunën.

Princi Alwaleed u mbajt në hotelin Ritz-Carlton në kryeqytetin saudit të Riadit që në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, bashkë me dhjetëra princë dhe ministra, pjesë e planit të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman për të konsoliduar kontrollin dhe reformimin e Arabisë Saudite.

Arrestimet e tyre u bënë pasi përmes një dekreti mbretëror u krijua komiteti kundër korrupsionit, nën drejtimin e Princit të Kurorës.

Sipas autoriteteve saudite, të paktën 100 miliardë dollarë janë shpërdoruar përmes korrupsionit sistematik.