Në 28 ose 29 janar nis punimet Kuvendi i Kosovës

466
Kuvendi i Kosovës pritet të nisë punimet për sesionin e ri në 28 ose 29 janar.
Mediat Kosovare shkruajnë se megjithëse, sesioni i ri zyrtarisht nis të martën, kur edhe mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare, partitë në pushtet kanë diskutuar paraprakisht që seanca të mbahet të enjten ose të premten e fundit të janarit.
Kuvendi i Kosovës ndodhet në një ngërç politik, ku prej disa muajsh nuk zhvillohet asnjë seancë normale, pasi deputetet e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës, kurse deputetët e partive në pushtet mbledhjet i kanë mbajtur kryesisht në sallën e improvizuar të ndërtesës së Kuvendit.
Partitë opozita kërkojnë nga qeveria qe mos zbatohen dy marrëveshjet me Serbina dhe Malin e Zi. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të ketë zhvillim normal të punimeve të Kuvendit për aq kohë sa qeveria nuk merr në konsiderate propozimet e opozites.
Sigal