Ndryshimet klimatike, ja metropolet që do shkatërrohen pas disa vitesh

506
Rritje temperaturash, më shumë ujë dhe më tepër ndryshime klimaterike. Një rritje temperaturash prej 4 gradë celsiuz, do rrezikonte shtëpitë e 470-760 milion banorëve nëpër botë, kryesisht të atyre që jetojnë rreth detit, ndërsa rritja prej 2 gradë celsiuz shtëpitë e 130 milion banorëve. Kjo pasi shkrihen akullnajat në polin e Veriut dhe të Jugut, duke rritur nivelin e detit. Këtë e ka bërë të njohur raporti shkencor amerikan i Climate Central, duke shprehur nevojën urgjente për respektimin e ligjeve ndërkombëtare të shteteve në lidhje me ndotjen. Në rast të mos ndryshimit të gjendjes, qytetet e para që do zhduken janë: Rio De Zhaneiro, Mumbai, New York, Londra, Dhaka, Kalkuta, Sindey, Shangai dhe Hong Kongu.
Sigal