Ndryshime në Vatikan, Papa Francesco zëvendëson konservatorin Muller

563
Papa Francesco ka emëruar spanjollin monsinjor Luis Francisco Ladaria Ferrer, jezuit prefekt të ri të kongregatës për doktrinën e besimit, ose ish-zyra e shenjtë.

Monsinjor Ladaria Ferrer, i cili ka shërbyer deri tani si sekretar i Kongregatës, pason kardinalin gjerman Gerhard Ludëig Mueller, me mandat pesë vjeçar, i të cilit skadon të dielën dhe me sa duket nuk do të rinovohet. 

Kryepeshkopi Luis Francisco Ladaria Ferrer, 73 vjeç nga Majorka është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Madridit në vitin 1966, dhe më 17 tetor të njëjtin vit ai u bashkua me Shoqërinë e Jezusit.

Pas përfundimit të studimeve të tij në filozofi dhe teologji mori urdhrin për të shërbyer si prift më 29 korrik 1973. Në vitin 1975, ai mori doktoratën e tij në teologji në Universitetin Papnor Gregorian.

70 vjeëari muler ndërkohe ish-peshkop i Regensburgut, u emërua në krye të ish Zyrës së Shenjtë nga Papa Benedetto I XVI më 2 korrik, 2012. Të shtunën ai u thirr në takim nga Berglio ku u komunikoi edhe mos rinovimin e mandatit.

Mueller, konservator, shpesh ishte shkëputur nga linja e papa Franceskos, veçanërisht sa i përket temës së familjes por gjithashtu mendohet se arsyeja e këtij zëvendësimi ka të bëje edhe me qëndrimin e tij të butë sa i përket rasteve të abuzimit seksual të priftërinjve me fëmijët. 
Sigal