Ndotja e ajrit në Kosovë

441
Sigal

Në Kosovë, qeveria
paralajmëroi marrjen e masave pas ngritjes së shqetësimeve për shkallën e ultë
të cilësisë së ajrit në Prishtinë dhe në përgjithësi mjedisit në vend. Qeveria
tha se shpejt do të dal me një plan për qasjen ndaj ndotjes së ajrit, por sipas
tyre vështirësitë shfaqen në nevojën për drejtpeshimin ndërmjet mbrojtjes së
mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Mbrojtësit e mjedisit ndërkaq bënë thirrje
për ndryshimin e politikave qeveritare pasi që sipas tyre, ato përkrahin lëndët
djegëse që e ndotin ajrin.