Ndodh e papritura/ Çifti hedh në plehra paratë që fitoi nga shitja e apartamentit

441
Sigal

Një çift hodhi aksidentalisht në plehra një qese të mbushur me para dhe përfunduan duke kërkuar për to në një mal me plehra.

Çifti, nga qyteti siberian i Tyumen, kishin ftuar së fundmi gjyshen e tyre që të jetonte me ta, duke liruar apartamentin e saj të cilin e shitën me para kesh.

Teksa nuk dihet shifra që ndodhej në qese, mediat ruse shkruajnë se zakonisht një apartament në atë zonë kushton nga 45 deri në 90 mijë dollarë.

Pasi kuptuan çfarë kishte ndodhur ata shkuan me shpejtësi tek koshi i plehrave ku kishin hedhur qeset, por e gjetën bosh, pasi grumbulluesit e plehrave i kishin zbrazur.

Kjo bëri që punonjësit e landfillit në Tyumen të kërkonin në 12 ton mbeturina dhe për fatin e mirë të çiftit qesja me para u gjet.