“Ndjej që koha ime po mbaron”. Sms-ja e fundit e gazetares së vrarë

509
Ajo vdiq në sytë e bashkëshortit dhe djalit të saj, së bashku me shpërthimin e makinës, por ai i Daphne Caruana Galicia – gazetarja dhe blogerja malteze që kishte hetuar korrupsionin e pushtetit lokal – nuk ishte një aksident. Corriere della Sera ka dëgjuar dëshminë e një mikeshe dhe ish kolegeje, Caroline Muscat, sot në radhët e opozitës në parlament.
Caroline nuk e fsheh dot trishtimin dhe zëri i dridhet. Hap telefonin dhe lë të flasë ekranin. Eshtë mesazhi i fundit i marrë nga Daphne, të dielën mbrëma, në orën 20:25: “Unë mendoj se koha ime po mbaron,” i shkruan gazetarja, vetëm njëzet orë para se të vritej. “Ka shumë gjëra që unë doja të bëja dhe nuk i kam bërë … ”
Për vite hetimet e dy gazetareve janë kryqëzuar, duke u përpjekur për të nxjerrë në dritë kalbjen e klasës sunduese të Maltës. Por Caroline beson se vrasja e Daphne-it gjurmon një hulli të thellë.
“Ajo që ndodhi është e paprecedentë, shënon një linjë pa kthim në historinë e Maltës. Nuk e di nëse lidhet vetëm me Panama Papers. Di që ne gazetarët e përjetojmë një hetim si një humbje, sepse asgjë nuk ka ndryshuar”.
Në fakt, kryeministri i përfshirë në Panama Papers u dorëhoq, por më pas u kthye. Për këtë arsye Caruana Galizia kish lajmëruar shoqen e saj.
Të iki nga Malta? “Ma kish thënë edhe Daphne, duke më parë kaq të zhgënjyer: pse nuk ikën? Dakord mund të luftosh, por nëse sheh nga brenda disa gjëra… Megjithatë, sot shkova atje ku vdiq ajo. Një tronditje e thellë. Boshllëku që la pas është shumë i madh dhe nuk mund të heqim dorë. Kam vendosur të qëndroj dhe të luftoj, ashtu si bëri ajo”.
Sigal