Ndikimi i Soros/ Senatorët amerikanë kërkojë hetimin e ambasadës në Tiranë

463
Për zyrtarët e ambasadës amerikane në Tiranë mund të nisë një hetim në lidhje me mënyrën si janë përdorur fondet dhe çfarë qëndrimesh janë mbajtuar përkundrejt palëve politike.

Gjashtë senatorë amerikanë nënshkruan një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit, Rex Tillerson ku kërkojnë hetimin e fondeve me të cilat është financuar projekti i Reformës në Drejtësi dhe ndikimi i Soros në ambasadën amerikanë në Tiranë. Letra nis me shqetësimin për Maqedoninë për të kaluar më pas në Shqipëri, ku përmendet fakti se reforma në drejtësi është financuar nga Soros dhe synon të kapë reformën në drejtësi. Lexoni më poshtë mesazhin e senatorëve për Rex Tillerson që lidhet me Shqipërinë.


Problem nuk është vetëm në Maqedoni por edhe në të gjithë rajonin. Udhëheqës të respektuar shqiptarë kanë ankesa të ngjashme për diplomatët amerikanë dhe organizatat e mbështetura nga Soros të cilët nxisin qarqe të caktuara politike në vendet e tyre. Fondacioni për një Shoqëri të Hapur në Shqipëri dhe ekspertët e tij, të financuar nga USAID kanë krijuar një projekt kontradiktor të Dokumentit të Strategjisë për Reformën në Drejtësi. Disa prej udhëheqësve besojnë se këto “reforma” synojnë t’i japin kryeministrit dhe qeverisë me shumicë të majtë kontrollin e gjyqësorit. Ndikime destabilizuese në politikën e një vendi të NATO-s janë të qarta dhe një rrezik për përshkallëzim konstant, duke qenë se në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare këtë vit. Kjo bëhet akoma më shqetësuese duke marrë parasysh edhe raportet ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit në Shqipëri dhe rilindjen e fuqisë së trafikantëve të drogës dhe grupeve kriminale në vend.

Duke marrë parasysh këtë, është problematik fakti që kjo sjellje është bërë e ngjashme për shumë nga ambasadat tona apo misionet diplomatike në botë. Herë pas here, liderë politikë që kanë vizituar Ëashingtonin kanë shprehur shqetësime tek ne sesi paratë e taksapaguesve po përdoren në mënyrë jo të frytshme në vendet e tyre. Situata në Shqipëri dhe Maqedoni janë shembuj të qartë, por ne kemi dëgjuar shqetësime të ngjashme edhe nga Amerika Latine dhe vendet afrikane.

Me respekt, kërkojmë që ju të përdorni autoritetin tuaj për hetimin e të gjitha fondeve që kanë lidhje me prmovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishihni programet, llogaritë dhe përfshirjen e subjekteve amerikane të përfshira në këto aktivitete. Ne duhet ta konsiderojmë këtë moment kritik- në fillimet e administratës tonë- për të riparë sesi dollarët e taksapaguesve amerikanë po përdoren për të nxitur pasiguri politike, mosrespektim të sovranitetit dhe shoqërisë civile dhe duke minuar përpjekjet tona për të ndërtuar marrëdhënie të besueshme.


Letra është e firmosur nga senatorët Majkell Li, Xhejms Inhofe, Tom Tills, Devid Perdju, Ted Kruz dhe Bill Kasidi. 
Sigal