Ndihmës trajneri serb i Tiranës: Serbia do të fitojë pa shumë vështirësi

516
Ndihmës trajneri i Tiranës, Ivan Gvozdenoviç, i cili prej pesë vitesh jeton dhe punon në Shqipëri, është i bindur se Serbia do të fitojë në përballjen me Shqipërinë. Gvozdenov, i cili ka luajtur për tre skuadra shqiptare, thekson gjithashtu se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi të gjithë në Shqipëri flasin për sport dhe nuk do të ketë incidente. “Nuk ka eufori, ose ndoshta unë nuk e kam ndjerë diçka të tillë gjatë këtyre ditëve. Të gjithë në Shqipëri flasin vetëm për sport, dhe nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Unë nuk do të shkoj në stadium, por do ta shoh me miqtë e mi në Tiranë. Do të marr vetëm 50 euro me vete, por e di që nuk do t’i shpenzoj sepse ne do të fitojmë”, ka thënë ai. Më pas ai ka folur fjalë të mira për futbollin shqiptar, duke theksuar për këtë të fundit se është në rritje. “Futbolli në Shqipëri është në rritje, si në klube ashtu edhe te përfaqësuesja, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë skuadra ka Shqipëria. Nuk duhet të ndodhin më ato që pamë në Beograd. Elbasan Arsena është një stadium i ri dhe i bukur pasi kam pasur mundësinë që të luajë aty. Gjithsesi nuk besoj se Serbia do të hasë probleme dhe do të fitojë pa shumë vështirësi”, deklaroi Gvozdenovic për mediat serbe. 
Sigal