Ndihmë Milanos! 20 mijë vullnetarë pastrojnë qytetin pas protestave

489
ITALI – Rreth 20 mijë qytetarë morën pjesë në manifestimin e së djelës në Milano si kundërpërgjigje e protestave të zhvilluara në kuadër të panairit Expo Milano2015.
“Askush nuk e prek qytetin” dhe “t’i japim një ndihmë Milanos” ishin motot kryesore të këtij marshimi simbolik nëpër rrugët e qytetit i cili shfaqi idenë e një vendi të panënshtruar dhe paqësor duke mohuar atë çka ishte treguar gjatë protestave të anarkisteve.
Puna vullnetare e banorëve e mbështetur dhe nga autoritetet lokale ishin një ndër mobilizimet qytetare të cilët treguan se pas “luftës” që shpërtheu më 1 Maj, gjithçka mund të rimëkëmbet. Marshimi pati sukses nga pjesëmarrja e madhe e qytetarëve, ku dhe kryetari i bashkisë mbajti fjalimin e rastit.
Milano u përfshi nga një valë trazirash të dhunshme ditën e 1 majit ku mbi 500 protestues i vunë flakën qytetit duke e kthyer atë në një “shesh lufte”. Protestuesit kundër “Expo Milano 2015” shkatërruan qytetin me motivin se ky panair nuk i sjell asgjë ekonomisë së Italisë. Pas protestave qytetarët u mobilizuan në pastrimin dhe normalizimin e qytetit.
Sigal