Ndërtimi i Gjykatës Speciale Koçijançiç: Topi në fushën tuaj

485
Bashkimi Evropian u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të mos zvarrisin ndërtimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte. Zyrtarët në Bruksel kanë theksuar vetë Prishtina ka kërkuar ndërtimin e kësaj gjykate. 
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian ka thënë se topi tani është në fushën e autoritëeteve të Kosovës. Sipas saj Bashkimi Evropian u ka ofruar autoriteteve të Kosovës gjithë ndihmën e nevojshme për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe legjislacionit përkatës.
Për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte është i nevojshëm edhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese të cilat kërkojnë votat e dy të tretave të deputetëve.
Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, si partia më e madhe në Kuvend, kanë thënë se janë edhe tri çështje në këtë projektligj që duhet sqaruar.
Bëhet fjalë për afatin kohor të gjykatës dhe veprave, pastaj për vërtetësinë e dëshmive të dëshmitarëve dhe për kthimin e arkivit të gjykatës në Kosovë. Por, analistët politik si edhe opozita, e cila në fakt e kundërshton këtë gjykatë, kanë theksuar se koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme. 
Sigal