Ndërron jetë këngëtari francez Michel Delpech

521
Këngëtari i mirënjohur francez Michel Delpech ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Ishte bashkëshortja, Geneviève ajo që e bëri publik lajmin për humbjen e Michel. Këngëtari është i njohur për hitin e tij të famshëm “Wight is wight”, e vitit 1969.

Michel Delpech arriti majat e suksesit në Francë në mesin e viteve 1960 dhe në fund të 1970. Shumë nga këngët e tij janë nga pianisti, njëkohësisht dhe kompozitori me famë botërore Roland Vincent. Bashkëpunimi mes tyre nisi që në vitin 1960 me suksese si Chez Laurette (1965), The Singer (1975, con Jean-Michel Rivat).

Delpech lindi në një familje punëtorësh, ndërsa tekstet e tij të para kishin karakter social nën kujdesin e shtëpisë diskografike, “Disques Vogue”. Në 1965, ai mori pjesë në komedinë muzikore “Copains Clopant”. Për herë të parë në vitin 2012, Michel Delpech hyn në botën e kinemasë duke debutuar në filmin “L’Air de rien” të Grégory Magne dhe Stéphane Viard. Ndërsa në 2013, ai u detyrua të anullonte koncertet e ti pasi u diagnostikua me kancer në fyt.
Për humbjen e artistit kanë qenë të shumta homazhet, mes tyre edhe presidenti francez François Hollande, i cili u shpreh: “Michel vdiq pa e njohur plakjen. Këngët e tij na emocionojnë sepse flasin për ne. Për ndjenjat dhe vështirësitë që kemi kaluar. Ai përfaqëson vitet ’70, më mirë se kushdo tjetër.”
Sigal