Ndërron jetë Jonuz Musliu, kryetari i Kuvendit të Bujanovcit

699
Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë kryetari i Kuvendit komunal të Bujanovcit, Këshillit Nacional shqiptar dhe lideri i LPD-së, Jonuz Musliu.
Jonuz Musliu ka lindur në vitin 1959, ka qenë ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, nga viti 2014 është kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanovc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016.
Para 6 muajve është detyruar të shtrihet në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore, shkruan presheva.com. Jonuz Musliu pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre djemtë.
Sigal