Ndërron jetë ish-kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, prej muajsh ndodhej në koma

524
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë. Mediat kosovare kanë konfirmuar se Rexhepi ka vdekur sot herët në mëngjes.
Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.

Ai fillimisht ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.
Sigal