Ndërpritet seanca e Kuvendit në Kosovë, sërish gaz lotsjellës

435
KOSOVË- Opozita ka përdorur sërish gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës gjë që ka shaktuar ndërprerjen e seancës. Sapo që seanca ka filluar, deputetët opozitar janë mbledhur tek foltorja e Kuvendit dhe më pas është hedhur edhe gazi lotsjellës. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka cilësuar këtë si një veprim të turpshëm dhe ka ndërprerë punimet e parlamentit . Ai ka ftuar Kryesinë e Kuvendit të marrë vendimin 
Seanca në masa të forta sigurie
Nën masa të shtuara sigurie dhe me tensionet evidente politike, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një prej seancave të rregullta. Megjithatë, mbajtja e kësaj seance është vënë nën pikëpyetje pas paralajmërimeve të opozitës se do ta bllokojë punën e Kuvendit, si dy tre seancat e mëparshme
Tre partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma për Kosovën e kushtëzojnë zhbllokimin e Kuvendit me tërheqjen e nënshkrimeve që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vënë në marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Në anën tjetër, Kryesia e Kuvendit ka bërë ashtu sikurse ka paralajmëruar, janë kontrolluar të gjithë deputetët në hyrje të ndërtesës së Kuvendit, pas incidentit nga java e kaluar kur opozitarët kishin përdorë edhe gazin lotsjellës në sallën e kuvendit me qëllim që t’i ndërprisnin punimet.
Në rast të bllokadës së punës dhe incidenteve, kryesia ka paralajmëruar se do të shpallë pauzë dhe më pas do të merr vendim, të ndërpres seancën, të dërgoj policinë për të siguruar mbarëvajtjen e punimeve apo edhe të nxjerr deputetët opozitar jashtë sallës me anë të sigurimit. 
Sigal