Ndërpresin veprimtarinë dy operatorë telekomunikacioni serbë në Kosovë

435
Marrëveshja Kosovë-Bruksel për telekomunikacionin ka bërë të mundur që sinjali i telefonive të Serbisë të ndërpritet në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Telenor dhe VIP mobile, që janë parë si operatorë ilegalë në Kosovë nga autoritetet e vendit, janë larguar nga operimi i mëtejëm. Të dy operatorët nuk kanë patur një leje për operim në Kosovë.
Të gjithë parapaguesit e dy operatorëve të shuar, do të mund të shfrytëzojnë operatorin e tretë serb në Kosovë, MTS, i vetmi që ka marrë një licencë për operim në territorin e Kosovës.
Me mrrëveshjen për telekomunikacionin të arritur në Bruksel, vitin e kaluar, Kosova ka marrë kodin e saj telefonik +383 ndërkohë që është paraparë që Brenda territorit të Kosovës të funksionojnë vetëm operatorët që do të posedojnë licencën e autoriteteve të vendit.
Aktualisht në Kosovë dhe deri në qershor të vitit 2018 do të jenë prezent tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin e Serbisë (+381).
Sigal