Ndërhyrja ruse në SHBA, Putin e thotë prerë: Nuk kemi mjete që të përfshihemi

45
Presidenti rus Vladimir Putin po përballet me kritika nga grupimet dhe organizatat izraelite pas deklaratës se ndoshta hebrenjtë apo tatarët me pasaporta ruse mund të jenë përfshirë në ndërhyrjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Gjatë një interviste për gazetaren amerikane Megyn Kelly, i pyetur në mënyrë të vazhdueshme nëse “vërtet Moska kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, numri një i Kremlinit në një moment u përgjigj se ndoshta grupet e tjera etnike në Rusi mund të jenë përfshirë.
“Ndoshta ata nuk janë fare ruse. Ndoshta janë Ukrainas, Tatarë, hebrenj me pasaporte ruse. Ndoshta kanë qenë vetë amerikanë që i kanë paguar për të ndërhyrë në zgjedhjet e tyre. Kush mund ta parashikojë”, deklaroi presidenti rus gjatë intervistës.
Por përfshirja e hebrenjve në koment u kritikua nga grupimet izraelite.
“Është vërtet shqetësuese që të shikosh një president rus që lëshon deklarata anti semite që krijojnë steriotipe të gabuara për të cilat populli hebre ka vuajtur prej shumë dekadash”, theksohej në reagimin e komitetit amerikano-hebraik.