Ndarja e Çmimeve Nobel në ceremoninë mbretërore në Suedi

530
Sigal

Këtë vit fituesit e çmimit Nobel për fizikën, kiminë, shkencat ekonomike, mjekësinë dhe literaturën u nderuan në një ceremoni madhështore në ambientet e Koncertit të Stokholmit. Ndërkohë që Çmimi Nobel për Paqen u dha në Oslo, çmimet e tjera u ndanë në Stokholm në të njëjtën ditë, më 10 dhjetor, ditën kur dhe shpikësi i këtij çmimi Alfred Nobel ndërroi jetë.

Fituesve ju dorëzuan çmimet nga vetë mbreti i Suedisë Karli i XVI Gustaf në një ceremoni mbresëlënëse me muzikë të orkestruar live. Mes shkencëtarëve të dalluar për arritjet më të mira ishin 3 japonezët e çmimit Nobel në Fizikë për shpikjen e dritave LED blu; 2 amerikanët dhe gjermani që fituam çmimin e kimisë për përdorimin e ndriçim fluoreshent në studimin e trupave mikroskopik në një nivel të ri; shkenctarët norvegjez për zbulimin e një GPS të brendshëm të trurit u nderuan me çmimin e mjekësisë; së bashku dhe me shkrimtarin Francez Patrick Modiano që fitoi çmimin Nobel për letërsinë.

Ceremonia u ndoq dhe nga një banket në sheshin e qytetit ku u mblodhën mijëra njerëz që marshuan me drita nëpër duar për të nderuar fituesit e çmimit Nobel për këtë vit. Nga ana tjetër në Oslo u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel për Paqen për adeleshenten pakistaneze Malala Yousafzai dhe indianit Kailash Satyarthi, i cili është aktivist kundër punës dhe trafikimit të fëmijëve.

Të dy fituesit u nderuan me këtë çmim për përpjekjet e parreshtura në luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe të të rinjve, si dhe për të drejtën e edukimit për vajzat. Yousafzai 17 vjeç është fituesja më e re e çmimit Nobel dhe 60 vjeçari Satyarthi është i pari i lindur në Indi që nderohet me një titull të tillë të lartë.