Ndaluan Facebook dhe Instagram, reagon Mark Zuckerberg

485
Sigal

Gjigandi social Facebook dje pati probleme në të gjithë botën. Mijëra përdorues nga mbarë bota nuk arritën ta përdornin rrjetin social.

“Facebook” ka kërkuar falje për atë që duket të jetë ndërprerja më e gjatë ndonjëherë e shërbimit të rrjetit social.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Twitter-it”, “facebook” ka shpjeguar dhe ka kërkuar falje për anomalinë që përfshiu këto platforma të rrjeteve sociale.

“Dje si rezultat i ndryshimit të konfigurimit të serverit, shumë njerëz hasën vështirësi në qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona. Tani i kemi zgjidhur çështjet dhe sistemet tona janë duke u rikuperuar. Na vjen keq për shqetësimin dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve”, shkruan Facebook në Twitter.

Ndërkohë ditën e djeshme, “New York Times” shkroi se bllokimi i rrjeteve sociale, Facebook, Instagram dhe Whats App, erdhi për arsye të një hetimi kriminal që ishte ngritur, pasi dyshohet se gjigandi i rrjeteve sociale ka shitur detaje personale të përdoruesve.

Për këtë arsye specialistë brenda rrjetit ndërhynë ndoshta për të fshirë në kohë rekord materiale komprometuese.