Ndalohet Zumba në Iran

542
Kërcimi i Zumba është ndaluar në mënyrë kategorike në Iran. Autoritetet e vendit deklaruan se ajo bie në kundërshtim me ideologjinë islame.

“Në dritën e aktiviteteve të tilla si Zumba, kryerja e lëvizjeve ritimike ose vallëzimi në asnjë formë nuk është i ligjshëm dhe kërkohet ndalimi i lëvizjeve të tilla,”-ka shkruar në një letër publike Ali Majdara, kreu i Federatës së Përgjithshme të Sportit të Iranit, drejtuar ministrit të Rininsë në fillim të muajit.

Zumba është ndaluar tashmë në klasa në vende të ndryshme të Iranit. Veprime të tilla kanë çuar në kufizimin e sporteve të tjera, veçanërisht për gratë në të kalaurën.

Stili energjik i kërcimit kolumbian është bërë popullor në vitet e fundit në palestra dhe qendra sportive në të gjithë botën duke ofruar mësim.
Sigal