Ndalohet prodhimi dhe shitja e burkës në Marok

465
Sigal

Autoritetet marokene kanë ndaluar prodhimin dhe shitjen e burkës, vellos integrale myslimane që mbulon të gjithë trupin nga koka te këmbët. Sipas mediave marokene, Ministria e Brendshme në vend ka publikuar një qarkore për kompanitë prodhuese duke u bërë të ditur të mos prodhonin dhe tregtonin burka duke nisur që nga kjo javë, sipas disa titujve në shtypin lokal.
Megjithatë, asnjë njoftim zyrtar apo komunikim publik nuk është bërë për këtë çështje nga ministria.
“Në disa dyqane të Kasablankas, kryeqytetit ekonomik i vendit, agjentë të Ministrisë së Brendshme kanë kryer dje fushata sensibilizuese tek tregtarët për t’i informuar për këtë vendim të ri”, shkruajnë mediat.
“Ky vendim do të motivohet për shkaqe sigurie si pasojë e banditëve që kanë përdorur disa herë këtë veshje për të kryer krimet e tyre”, thuhet në mediat marokene.