Ndalohet kamikazi, tenton të shpërthejë pranë Ambasadës Amerikane në Kajro

444
Sigal

Një kamikaz ka tentuar të hidhet në erë pranë Ambasadës Amerikane në Kajro të Egjiptit por është ndaluar në kohë dhe arrestuar nga policia.

I dyshuari po mbante gjithashtu një armë zjarri dhe një pajisje e dytë shpërthyese iu gjet pranë. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Burime thanë për Reuters se sulmuesi u arrestua pasi hodhi një paisje shpërthyese pranë Ambasadës.

Ambasada është mbyllur dhe janë paralajmëruar qytetarët amerikanë dhe banorët që të qëndrojnë larg zonës.

Në një deklaratë në Facebook, Ambasada shkruan se qytetarët amerikanë duhet të mos shkojnë në Ambasadën gjatë kësaj kohe, duke shtuar se janë në dijeni të raporteve se transporti lokal është ndërprerë për shkak të incidentit.

Ndërtesa, e vendosur pikërisht në jug të Sheshit Tahrir në kryeqytetin e Egjiptit, është në një lagje që strehon një numër misionesh të tjera diplomatike, si dhe ndodhen hotele me pesë yje dhe atraksione turistike.

Pamjet e publikuara në rrejtet sociale tregojnë tym në zonë e zjarr.