Ndalohen 5 kosovarë për terrorizëm mbanin në telefon material të ISIS

497
Autoritetet bullgare ndaluan të mërkurën në mbrëmje persona të dyshuar për terrorizëm në pikën kufitare me Maqedoninë.
Sipas raportimeve, të arrestuarit janë shtetas kosovar të moshës 20-25 vjeç, të cilët po tentonin të futeshin në territorin bullgar.
Ata i ofruan rryshfet policëve, gjë që ngjalli edhe dyshimin e tyre. Pas një kërkimi të hollësishëm në celularët e tyre, autoritetet zbuluan materiale propagandistike të ISIS si dhe foto njerëzish me koka të prera.
Ky rast u mor menjëherë në kontroll nga agjensia shtetërore për sigurinë kombëtare (DANS). 
Sigal