Ndalimi i hyrjes në SHBA/ Kushti i Trump për rastet e personave me dy shtetësi

414
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të hyjnë persona nga vendet që iu është ndaluar hyrja, për shkak të dyshtetësisë që kanë, por me një kusht.
Bëhet fjalë pra për personat që, përveç pasaportës së Irakut, Iranit, Sirisë, Libisë, Sudanit, Somalisë dhe Jemenit, kanë edhe një pasaportë të një prej vendeve të BE-së. Sipas agjencisë zvicerane të lajmeve SDA, shtetasit e shtatë vendeve myslimane, të cilave presidenti i ri amerikan, Trump ua ka ndaluar hyrjen në SHBA, edhe shtetësi zvicerane mund të përfitojnë hë për hë nga një lehtësim. Ata mund të udhëtojnë për në SHBA, por vetëm me kushtin që të kenë tashmë një vizë të lëshuar më parë a ndonjë përfaqësi amerikane.
Ky është rezultati i nxjerrë nga bisedimet e Ministrisë së Jashtme të Zvicrës (EDA) dhe Ambasadës Amerikane në Bernë.
Informacione të hollësishme dhe zyrtare lidhur me rrezen e veprimit dhe kohëzgjatjen e kësaj mase, mund të japin vetëm ambasadat dhe konsullatat amerikane,
Përjashtime të tjera sa i përket ndalesës së përmendur bëhen të ditura nga Gjermania. Nga to përfitojnë personat që kanë viza diplomatike, viza të NATO-s si dhe viza të caktuara për udhëtim në selinë e OKB-së (Nju Jork) për të punësuarit e organizatave ndërkombëtare, bën të ditur Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Sigal