Ndalet treni serb, dyshohet për eksploziv në hekurudhë

539
Sigal

Mediat serbe kanë bërë me dije se treni i cili është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë është ndalur në stacionin hekurudhor në Rashkë, sepse ka informata për rrezikshmëri të lartë nga pika në Jarinjë deri në Mitrovice.

Sipas Klan Kosova, policia kanë bërë me dije se janë duke e kryer punën e tyre pasi kanë kuptuar se dyshohet për një mjet shpërthyes në hekurudhën ku do të kalojë treni serb.

“Lidhur me informacionin që ka qarkulluar për mjet shpërthyes në hekurudhë, Policia e Kosovës me të gjitha njësitet relevante policore ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Deri në këto momente nuk është hasur asgjë e dyshimtë, për derisa puna dhe angazhimi policor është duke vazhduar”.