Sigal

Presidenti i Vietnamit, Tran Dai Quang, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare.

Agjencia vietnameze e lajmeve njoftoi se Quang ndërroi jetë në spitalin ushtarak në Hanoi pas një sëmundje të rëndë.

Vitin e kaluar Quang mirëpriti presidentin e SHBA-së, Doanld Trump, me rastin e vizitës së tij të parë në një vend komunist. Dalja e tij e fundit ishte të mërkurën në takimin e Politbirosë të Partisë Komuniste të Vietnamit dhe pranimit të delegacionit kinez.

Quang si president i vendit u zgjodh në prill të vitit 2016. Më parë ishte ministër i sigurisë, sekretar i Komisionit Qendror të Policisë, si dhe në disa raste anëtar i Kuvendit Popullor.