Ndahet nga jeta në moshën 99 vjecare Bob Givens, animatori i ‘Bugs Bunny’

519
Ndërron jetë në moshën 99 vjecare animatori Bob Givens, i njohur për realizmin e “Bugs Bunny”.
Konfirmimin për vdekjen e tij vjen nga vajza, Mariana Givens, në një postim në Facebook.
Ai kishte një karrierë të gjatë 60 vjeçare dhe ka punuar si animator për kompanitë e mëdha, si Disney, Warner Bros dhe Hanna-Barbera.
Gjithashtu Givens ka vizatuar animacione të karaktereve, si Tom & Jerry, Daffy Duck, “Alvin and the Chipmunks” dhe Popeye.
Roli i parë i tij ishte te Disney në vitin 1937, kur punonte në realizimin e animacioneve Donald Duck dhe Snow White.
Në vitin 1940, ai iu bashkua kompanisë Ëarner Bros, ku u bë i famshëm për punën në karakterin e Bugs Bunny.
Sigal