Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare regjisori italian

458
Sigal

Ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të shtune në banesën e tij në Romë, regjisori i njohur Italian Franco Zeffirelli.

96-vjeçari prej disa vitesh luftonte me një sëmundje të rëndë që nuk ka arritur ta kapërcejë dot.
Zeffirelli ka realizuar disa nga filmat më të njohur si përshtatja kinematografike e ‘Romeo dhe Zhulietës’, ‘Traviata-s’ për të cilat ka marrë edhe nominim për Oskar, ‘Jezusi i Nazaretit’ dhe ‘Kampioni’. Ai shërbeu për dy vjet edhe si anëtar i Senatit italia për Forza Italia-n e Silvio Berlusconit.