Ndahet nga jeta në moshën 40 vjeçare prezantuesja e programit më popullor në Itali

606
Sigal

Nadia Toffa prezantuesja e njohur italiane  programin ‘La lene’ ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e shekullit kancerin.

Njoftimin e ka dhënë redaksia e emisionit ‘La lene’ në facebook në një postim ku shkruanin:

‘Ju luftuat kokë më kokë, me një buzëqeshje, me dinjitet me tërë forcën tuaj, deri në fund, deri sot ‘.

“Pas një sëmundjeje dhjetorin e kaluar (ishte viti 2017) u operova me urgjencë” tregoi Nadia Toffa në studion e Silvia Toffanin në “Verissimo”, tetorin e kaluar:

“Pastaj bëra kimioterapi dhe terapi rrezatimi. Gjithçka dukej mbaruar, por në muajin mars, gjatë një kontrolli, erdhën lajmi i keq. Kanceri ishte kthyer dhe sërish u operova’ .

Që atëherë, “Iena” ka filluar betejën e saj kundër kancerit, me një seri cikle radioterapie dhe kimioterapie

Asgjë nuk dukej se mund ta ndalonte apo ta largonte buzëqeshjen e saj, atë që ajo tregonte çdo herë në postimet shpresëdhënëse, me të cilat i mbante vazhdimisht ndjekësit e saj të azhurnuar, duke u bërë kështu, për shumë njerëz të sëmurë si ajo, një simbol i forcës dhe këmbënguljes.

Postimi i saj i fundit në Instagram daton që nga 1 korriku, përpara se sëmundja të përkeqësohej.

Image

Image

Image

Image

Image