Ndahet nga jeta ikona e Hollywood

590
Sigal

Bill Gold, një nga krijuesit më të famshëm në Hollywood të posterave të filmave, ka vdekur në moshën 97-veçare. Ai ka krijuar më shumë se 2.000 postera duke përfshirë atë për filmin Casablanca, Dial M for Murder, dhe Dirty Harry.

Gold filloi punën në kompaninë e filmit Warner Brothers në vitet 1940. Detyra e tij ishte të krijonte vepra arti që tregonin mbi historinë e një filmi. Posteri për Casablanca, një dramë romantike e Luftës së Dytë Botërore 1942, ishte një nga detyrat e para të Gold. Dizanji i tij u bë ikonë. Gold gjithashtu krijoi posterin për thrillerin e Alfred Hitchcock, Dial M for Murder.

Bill Gold bashkëpunonte shpesh me Clint Eastwood. Ai ka punuar me aktorin dhe regjisorin në dhjetra filma. Ikona e Hollywod zyrtarisht u tërhoq në pension në vitin 2003, por megjithatë krijonte postera nga shtëpia e tij në Konektikat.