Ndahet nga jeta I.M. Pei, arkitekt i piramidës së Luvrit

526
Sigal

Është ndarë nga jeta në moshën 102 vjeçare I.M.Pei, ylli i arkitekturës, njohur në të gjithë botën dhe jo vetëm për piramidat prej xhami në hyrje të muzeut të Luvrit, në Paris.

Lajmin e jep New York Times e cila citon djalin e arkitektit të njohur. Pei ka qenë një nga mjeshtrat e fundit të arkitekturës moderniste.

Ai punoi me forma abstrakte, duke përdorur gurin, betonin, qelqin dhe hekurin.

Ai ka lënë firmën e tij në shumë ndërtesa, universitete dhe muze në të gjithë botën.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri