Ndahet nga jeta aktori Harry Dean Stanton: Travis i “Paris, Texas”

693
Është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare, në një spital në Los Angeles, aktori Harry Dean Stanton. Ai ka marrë pjesë në dhjetëra filma kult si “Cockfighter”, “1997: arratisje nga New York” e Repo Man, il recuperatore”.
Ai gjithashtu ka pasur suksese në pruduksionet hollywoodiane si

“Alien”, “Nick mano fredda”, Il padrino – Parte II”, “Alba rossa”, “Bella in rosa” e “Il miglio verde”, raporton tgcom.
Roli i tij më i spikatur është ai i Travis në ‘Paris, Texas’ të Wim Wenders.

Stanton ishte një nga aktorët më të preferuar të David Lynch, Sam Peckinpah, John Milius dhe Monte Hellman.

Nga 2006 deri në 2010 ai ka qenë pjesë e serive televizive ‘Big Love’, me Bill Paxton. Së fundmi ai ishte shfaqur tek ‘Twin Peaks’.


Sigal