Ndahen postet, Kryeministrin e merr LDK, PDK më tepër ministri

565
Sigal

PRISHTINE – Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë postin e kryeministrit duke nënkuptuar udhëheqjeën e qeverisë së re të Kosovës, në koalicionin qeverisës mes kësaj force politike dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave nga marrëveshja e re qeverisëse kanë filluar të caktohen edhe postet ministrore ku numrin më të madh do ta marrë PDK me 8 ministri ndërsa LDK do të marrë 7.

Ndërkohë 4 ministri do t’i marrin minoritetet, ndërsa theksohet se nuk do të krijohen ministri shtesë.

Kështi siç bëjnë të ditur mediat kosovare veç Kryeministrisë, LDK do të marrë edhe Ministrinë e Financave dhe atë të Shëndetësisë. Nga ana tjetër PDK, do vijojë të ketë Ministrinë e Arsimit, atë të Punëve të Brendshme si dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Konkretisht Avdullah Hoti, ish-nënkryetar i Komunës së Prishtinës, do të emërohet Ministër i Financave nga LDK, ndërsa nënkryetarja aktuale e LDK-së, Teuta Sahatçiu shkon në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndërsa në krahun tjetër, Bekim Çollaku i PDK do të jetë Ministri i ri i Integrimit. Agim Çeku po i PDK do të vijojë të mbetet në krye të Ministrisë së FSK’së, sipas gjitha gjasave, do t’i mbetet PDK’së. Për Ministrinë e Bujqësisë mendohet se do të jetë Margarita Kadriu, nënkryetarja aktuale e PDK-së.

Ndërkohë minoritetet do të vijojnë të kenë Ministrinë e Kthimit dhe atë të Mirëqenies Sociale.