Navalny shpall kandidaturën për president në Rusi

503
Sigal

Aleksei Navalny, lideri opozitar rus një avokat i cili ka
luftuar për çrrënjosjen e korrupsionit në qeveri, por që në mënyrë të
përsëritur është gjendur I rrethuar nga problemet juridike, ka deklaruar sot se
do të kandidojë për postin e presidentit në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018.

 

Navalny bëri këtë njoftim në YouTube. Ai rezultoi i dyti në
zgjedhjet bashkiake të Moskës, tre vjet më parë, me një rezultat surprizë prej
27 për qind kundrejt kryetarit aktual, i cili siguroi rreth më shumë se 50 për
qind të votave.

Navalny  u konsiderua më vonë i papërshtatshëm për të
kandiduar për poste politike, pasi u dënua me akuzën për korrupsion.

Muajin e kaluar ai rifitoi të drejtën për të kandiduar për poste
kur fitoi një apel në Gjykatën Supreme.

“Po kandidoj në këto zgjedhje me një program të dedikuar për ta
bërë Rusinë të drejtë dhe moderne, për të frenuar korrupsionin dhe për të
kthyer pasurinë e Rusisë në prosperitet për çdo familje”, bëri të ditur
Nalvany.