NATO, zgjerim i kapaciteteve të armëve bërthamore

222
Brenda NATO-s, po i kushtohet vëmendje mënyrës se si mund të reagohet ndaj shkeljes nga ana e Rusisë të marrëveshjes mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme. Sipas informacioneve të gazetës “Süddeutscher Zeitung” dhe të stacioneve gjermane NDR dhe WDR, shtetet anëtare të aleancës kanë marrë një dokument të klasifikuar si sekret. Në të janë renditur 39 opsione.

Sipas njoftimeve të medias, fjala është për mundësinë e zgjerimit të armëve bërthamore të NATO-s. Përveç kësaj, ka rekomandime për të instaluar më shumë sisteme paralajmëruese, për të forcuar mbrojtjen e nëndetëseve dhe për të vendosur më shumë bombardues amerikanë të tipit B-2 dhe B-52 në Europë.