NATO/ Turqia dhe SHBA operacion të përbashkët ndaj ISIS

496
BRUKSEL – Rritja e tensionit pas sulmeve ajrore nga Ankaraja kundër kurdëve dhe ISIS ka çuar në një takim urgjent të këshillit të NATO-s të kërkuar nga Turqia i cili do të mbahet ditën e sotme në Bruksel.
Në këtë takim Turqia do të informojë aleatët në lidhje me sulmet e ndërmarra si dhe do të zhvillojë konsultime në lidhje me planet e mëtejshme që do të ndiqen.
Turqia së bashku me SHBA, kanë rënë dakord për kryerjen e një operacioni ushtarak të përbashkët për të luftuar forcat e ISIS në veri të Sirisë. Në takimin e sotëm të NATO-s do të diskutohen detajet e këtij operacioni. Qëllimi i kësaj fushate është çlirimi i qyteteve në veri të sirisë nga kontrrolli i ISIS.
Ankaraja ka angazhuar të gjitha focat e sigurisë në luftën ndaj militantëve të ISIS ,ku në ditët e fundit ka zhvilluar sulme ajrore në kufirin sirian, si dhe në veri të Irakut kundër militantëve kurd. Ndërkohë forcat e sigurisë turke kanë kryer qindra arrestime në javët e fundit ku ditën e djeshme arritën të finalizonin me sukses operacionin për kapjen e kreut të ISIS në Turqi, Halis Bayancuk. 
Sigal