NATO planifikon mundësinë e dërgimit të 4.000 trupave ushtarakë, në kufijtë e Rusisë

435
NATO po konsideron mundësinë e dërgimit të 4.000 trupave ushtarake pranë kufijve të Rusisë, për të mbrojtur më mirë vendet që janë pjesë e aleancës. Këto propozime kanë ardhur si pasojë e operacioneve të shumta që Kremlimi ka lançuar në shumë vende, përfshirë Krimenë dhe Sirinë. Bëhet me dije se fillimisht do të dërgohen 1.000 ushtarë në katër vende ku përfshihet Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia. Ndërkohë, Britania e Madhe ka aktualisht 150 trupa në vendet baltike. Me shumë mundësi, ky grup do të kalojë nën komandën e NATO-s.

Disa shtete, me në krye Gjermaninë, kanë propozuar që një aksion i tillë të mendohet mirë, pasi mund të shkaktojë nervozizën në rradhët e zyrtarëve të Kremlinit. Reagimi i parë ka ardhur nga zëdhënësja e ministrisë së Jashtëme ruse, Maria Zakharova, e cila ka deklaruar se Moska do të presë për një raport zyrtar përpara se të mbajë një qëndrim. Veprimet e papaërgjegjshme ushtarake të Rusisë në raport me NATO-n kulmuan disa javë më parë, kur dy avionë të këtij shteti dhunuan kufinjtë ajrore të Turqisë.
Sigal