NATO: Njësia Speciale ROSU mund të shkojë në Veri pa lejen e KFOR’it

706
Sigal

Bruksel – Selia e NATO-s ka thënë se KFOR-i nuk ishte informuar për praninë e forcave speciale ROSU të policisë së Kosovës në veri të Kosovës, të shtunën, me 14 janar 2017.
Në përgjigje të një pyetjeje nga Tanjug nëse forcat speciale të policisë së Kosovës ROSU, kishin miratimin e KFOR-it për të ndërhyrë në veri të Kosovës për të ndaluar trenin i cili të shtunën shkoi nga Beogradi në Mitrovicë, Zyrtari i NATO-s tha se nuk pati një rast të tillë, raporton B92.
“KFOR-i nuk ka qenë i informuar për praninë e policisë së Kosovës ROSU në veri. Në pajtim me marrëveshjet aktuale dhe mandatin e KFOR-it (që dalin nga Rezoluta 1244 e OKB-së të vitit 1999), institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të informojnë KFOR-in për të vendosur ROSU në veri të Kosovës”, tha për Tanjug zyrtari NATO-s nga selia e Aleancës në Bruksel.
Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka dhënë ndonjë koment ndaj pyetjes së Tanjug se, në bazë të garancive me shkrim që NATO i ka bashkangjitur në Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, është e nevojshme që policia apo forcat e tjera të armatosura të Kosovës të marrë miratimin e NATO-s dhe komunitetin lokal për të ndërhyrë në veri të Kosovës.