NATO në Poloni, Alenca mbledh forcat kundër Rusisë

486
Trupat ushtarake amerikane dhe ato rumene kanë arritur në bazën e Polonisë, si pjesë grupit të ri luftarak të NATO-s me qëllim frenimin e kërcënimeve të Rusisë.

Kjo lëvzije vjen pas vendosjes së automjeteve luftarake gjermane në fund të muajit mars.

Rusia nga ana tjetër ka shprehur shqetesimin për vendosjen 4 mijë trupave në vendet baltike si Poloni, Letoni, Estoni dhe Lituani.

Vendimi i NATO-s erdhi pasi presidenti rus Putin urdhëroi zhvendosjen e sistemeve raketore dhe trupave në Kaliningradin që ndan kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.

Madje sipas një raporti të shërbimeve sekrete lituaneze Rusia ka zhvilluar aftësinë për të ndërmarrë një sulm mbi shtetet ballatike brenda 24 orëve, duke kufizuar mundësinë e NATO-s për kundërveprim, nëse nuk i ka ndërkohë forcat e saj ushtarake të dislokuara në rajon.

Qeveritë anëtare të NATOS-s deklarojnë se masat e ndërmarra nga aleanca janë modeste në krahasim me 330 mijë trupat që Rusia ka aktivzuar zonën perëndimore pranë Moskës.

Aleatët shprehen se formimi i 4 batalionëve të mbështetur me rotacion nga forcat ushtarake amerikane, është i justifikuar pas pushtimit që Ukraina i bëri Krimesë.
Sigal