NATO i përgjigjet Rusisë me forcën më të madhe që nga Lufta e Ftohtë

409
Sigal

 

Britania do të bëjë
gati trupa, tanke dhe avionë për të penguar agresionin rus. Pas zbulimit të
raketës bërthamore nga Rusia një ditë më parë Satan 2 që ishte 2 mije herë më e
fuqishme se ajo e Hiroshimas, NATO nuk ka ndejtur duarkryq. Në përgatitjen më
të madhe ushtarake në Europën Lindore që nga Lufta e Ftohtë, kjo forcë e
blinduar do të vendoset në Estoni. Avionët RAF do të dërgohen gjithashtu për të
patrulluar hapësirën ajrore rumune për herë të parë. Lëvizjet janë të
projektuara për të ndaluar Moskën që të kontrollojë ish-satelitët e saj të
Evropës Lindore siç ka bërë me Krimenë dhe Ukrainën. Disa shtete të NATO-s,
përfshi Estoninë, janë të frikësuara se ato mund të jenë të radhës në listën e
goditjeve të presidentit Putin. Dhe anëtarë të tjerë, si Britania, e kanë për
detyrë ligjore t’i mbrojnë ato. Përgatitja e aleancës do të shohë 800 trupa
britanikë në Estoni për 6 muaj duke filluar nga maji. Ata do të zëvendësohen
nga një tjetër komb i NATO-s për të pasur qëndrueshmëri të vazhdueshme.