NATO i heq Serbisë kufizimet në hapësirat ajrore të vendosura në vitin 1999

57
Lajmi është dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, informon KosovaPress.
“Këto ndalesa që ende janë të vlefshme për disa pjesë të Serbisë nuk do të ekzistojnë më”, ka thënë Stoltenberg duke shtuar se kjo do të thotë integrim i plotë i Serbisë në hapësirën ajrore evropiane.
Ai ka thënë se ky është një veprim konkret për përmirësimin e marrëdhënieve NATO- Serbi.
Sipas Stoltenberg, vendimi është marrë si rrjedhojë e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit.
Ndalesa ajrore ndaj Serbisë e njohur si Zona e Sigurisë Ajrore, në 16 vitet e fundit wshtë zbatuar në një hapësirë ajrore prej 24 kilometra drejt Serbisë Qendrore duke filluar nga “kufijtë administrativ” me Kosovën.
Stoltenberg sot ka nisur një vizitë dyditore në Serbi.