NATO fton Malin e ZI në aleancë

447
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO ka ftuar Malin e Zi që të jetë pjesë e saj, si shteti më i ri i aleancës.
Ftesën për anëtarësim e ka bërë kreu i kësaj organizate, Stoltenberg i cili këtë ftesë e ka konsideruar si një ngjarje historike për Malin e Zi dhe një ditë historike për Ballkanin Perëndimor.
Nga ana tjetër, Mali i Zi këtë ftesë të bërë nga NATO e knsideron si një moment historik për vendin.
Anëtarësimi në NATO krijon mundësinë që nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në vendimmarrjen e Aleancës të jepet kontribut në përpunimin e çështjeve që lidhen me sigurinë euroatlantike e, për rrjedhojë, edhe me sigurinë kombëtare.
Objektivi kryesor i Aleancës mbetet përballimi i sfidave të sigurisë të shekullit të XXI.
Ashtu si edhe më parë siguria e vendeve anëtare të NATO-s bazohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit që është edhe parimi themelor i “mbrojtjes kolektive” të Aleancës. Ky nen, i cili përcakton se sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO-s është sulm ndaj të gjitha vendeve, duke parashikuar mbrojtën kolektive, mori një rëndësi të veçantë si pasojë e rreziqeve të sigurisë që u materializuan gjatë vitit të kaluar dhe që u trajtuan gjerësisht në Samitin e NATO-s në Uells. 
Nëpërmjet adoptimit në Uells të Planit (RAP), vendet aleate ndërmorën hapat e nevojshme për të përforcuar sigurinë euroatlantike ndaj kërcënimeve që vijnë nga lindja dhe nga jugu i territorit të vendeve aleate. 
Sigal