NATO: Assad përgjegjës për sulmet ushtarake të SHBA-ve

444
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot (7 prill) se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ‘mban përgjegjësi të plotë’ për sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër bazës ajrore siriane. 

“Regjimi sirian mban përgjegjësi të plotë për këtë zhvillim”, tha Stoltenberg në një deklaratë.

“Çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshëm, nuk mund të kalojnë pa përgjigje. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Stoltenberg.

Reagimi i tij erdhi pas komunikimit me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, i cili ka deklaruar se do të shkohet përpara me aksionin luftarak.
Sigal