NASA dërgoi një anije kozmike drejt vetëshkatërrimit në Saturn. Por jo para se të dërgonte këtë

518
NASA ka dërguar anijen e vet kozmike Cassini drejt “vdekjes” së saj në Saturn. Por më parë, ajo dërgoi diçka të jashtëzakonshme dhe shastisëse në Tokë.
Fotografia më sipër tregon “portretin e lamtumirës” të Cassinit, ku shfaqet Hëna intriguese Enceladus që ngrihet mbi sipërfaqen e Saturnit. Menjëherë pas kësaj, anija kozmike u përplas në planet duke u vetëshkatërruar.
Shkencëtarët thonë se fundi i tillë i saj ishte emocional, duke sjellë ndjenja të përziera trishtimi dhe gëzimi. Por ishte gjithashtu i rëndësishëm, pasi i mundësoi Cassinit ta shihte planetin me shumë më tepër detaje se më parë, si dhe të na dërgojë në Tokë gjetjet e veta.
Sigal