Muzeu i veçantë i kukullave edhe me ekspozitën e arushave, në Bolivi

577
Qindra arushë të vegjël do të sjellin historinë për nxënësit e shkollës La Paz, në Bolivi, pasi janë prezantuar në muzeun e kukullave “Elsa Paredes” të veshura me rrobat dhe kostumet tipike të Bolivisë. Ekspozita e arinjve përshkruan ngjarjet kyce në historinë e kohëve të fundit në kryeqytetin e Bolivisë, përfshirë edhe një protestë nga aktivistët dhe shoqëria civile, jashtë pallatit presidencial. Veshur me një kostum të errët, ky arush pellushi përfaqëson në mënyrën simbolike Evo Morales të rrethuar nga rojet e tij presidenciale, dhjetëra të tjerë të veshur me uniforma të kuqe dhe të bardhë.

Në anën tjetër në këtë muze kukullash, gjenden edhe një turmë arushësh që përfaqësojnë akvitetstët gay, që mbajnë postera me mesazhe për presidentin. Shumë prindër si Estefani Dusan, i kanë çuar fëmijët e tyre për të parë këtë ekspozitë të përhershme në muzeun e kukullave “Elsa Paredes de salazar”. Dusan tha se skenat e krijuara nga kafshët e arushit janë shumë realiste.

“Kjo është shumë interesante sepse ekspozita është një marshim i aktivistëve që ankohen për presidentin Evo Morales dhe duket sikur Evo po thotë jo” tha ajo. Shumë prej arushave prej pellushi që shfaqen në muzeum janë modele të vjetra, të dhuruar nga familje të pasura të Bolivisë, që i kanë ruajtur këto lodra për 3 apo 4 breza me rradhë. Drejtuesja e muzeumit, Roxana Salazar, tha se qëllimi i saj ishte krijimi i një lloj ekrani edukativ që tek fëmijët do të shkonte në formën e një apeli.

Salazar tha se arushët prej pellushi janë pjesë e koleksionit prej 2 mijë kukullash dhe u kërkuan nga vetë vizitorët që të jenë pjesë e tij, për të patur shumëllojshmëri lodrash. “Muzeumi i kukullave ka një koleksion mbi 2 mijë kukulla, të gjithë të vjetra dhe të veshura me kostume tipike jo vetëm nga Bolivia por edhe nga e gjithë bota” tha ajo. Ky muze është përzgjedhur në vitin 2014 si një nga 7 mrekullitë urbane të botës. Organizatorët thanë ideja për të bërë pjesë të këtij muzeumi pandat prej pellushi, e kanë huazuar nga Kina.
Sigal