Muzeu Bozar, artistët shkëmbejnë punimet me dhurata e jo para

496
Artistët në Bruksel kanë shitur pikturat e tyre në shkëmbim jo të parave por të sendeve të vjetra, përgjatë ediciconit të 12-të të eventit “Art Truc Troc & Design”.
Vizitorët kanë përdorur imagjinatën e tyre, për të përllogaritur sendet që do të marrin, veprat e artit të artistëve, në këmbim të sendeve të tjera të cmuara, mjafton që të mos përkthehej në vlerë monetare. Ekspozita ka qëndruar hapur për 3 ditë në muzeun Bozar në kryeqytetin belg.
Teksa shëtitën muzeun, vizitorët ofruan mallra nga më të ndryshmet në këmbim, si kurse falas për drejtimin e automjetit, bileta koncerti apo destinacione pushimesh.
“Njerëzit erdhën këtu për të këmbyer një vepër arti me dicka ndryshe. Për shembull, dikush kishte një apartament dhe tha, ok, ti mund të vish të qëndrosh në apartamentin tim një muaj falas në këmbim të kësaj pikture” shpjegoi këshilltari në qendrën kulturore artistike, Paul Gonzd, që ndihmoi për të zgjedhur artistët për këtë event.
Ky event synonte të tërhiqte vizitorë që nuk janë të apasionuar pas shfaqejeve artistike dhe për të krijuar një lidhje ndryshe, për ti afruar me artistët, duke iu ofruar atyre një alternativë ndryshe për punimet e tyre.
Vitin e shkuar, këmbimet ishin shumë interesante, një pikturë u këmbye me një unazë smeraldi, një fotografi me një kurs falas golfi dhe një skulpturë me një vizitë në Kretë të Greqisë.
Artisti belg Yann Laissy, njohur ndryshe si Pache, tha se piktura e tij e karakterit TinTin zakonisht do të shitej deri në 3 mijë euro por ai kërkon ta këmbyejë atë me dicka ndryshe, jo përkundrejt parave.
“Më kanë shkruar gjëra nga më të ndryshmet, gjëra të këndshme. Psh më kanë ofruar një fundjavë në Bukuresht, për ta këmbyer me këtë pikturë dhe them se është e mrekullueshme” tha Laissy, i cili është vetëm një 100 artistët e tjerë që morrën pjesë në këtë event.
Ideja oprigjinale për një ekspozitë të tillë daton që prej vitit 1970 dhe ta vijuar të jetë e suksesshme dhe të tërheqë mijëra vetë që prej asaj kohe. Këtë vit, tema është arti i rrugës.
Sigal