Mustafa-Vuçic, takim 17 orësh pa asnjë marrëveshje

619
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç, nuk kanë arritur të nënshkruajnë asnjërën prej katër marrëveshjeve që po bisedojnë.
As, pas takimit 17 orësh Mustafa dhe Vuçiç nuk janë marrë vesh për Asociacionin e komunave, e as për Telekomin edhe pse për këtë të fundit janë përafruar mendimet. Marrëveshje nuk është arritur as për energjinë por, as për parkun e paqes.
Mustafa ka thënë se ka përparim për telekomunikimet dhe se është arritur marrëveshja për prefiksin telefonik ndërkombëtar për Kosovën, por marrëveshja nuk është nënshkruar pasi bashkësia ndërkombëtare dëshiron që të katër çështjet e diskutuara të nënshkruhen në pako.
Dështimin e ka njoftuar edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuciç. Bisedimet kanë përfunduar në orën 2 të mëngjesit të sotëm. Palët do të takohen sërish kurdo që të thirren nga përfaqësuesja e BE-së Federica Mogherini. 
Sigal