Mustafa: Territori nuk është llastik, të saktësohet sipërfaqja e Kosovës

474
Procesi i shënimit të kufirit me Malin e Zi vijon të shkaktojë debate mes qeverisë dhe opozitës në Kosovë. Opozita thotë se Kosova po rrezikon të humbë pjesë të territorit të saj, ndërsa qeveria e hedh poshtë. Kryeministri Mustafa përjashton mundësinë që marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi të anulohen dhe ia ka rikujtuar opozitës se e ka edhe mbështetjen ndërkombëtare.
Mustafa mbetet i bindur se për Kosovën nuk janë problem real as Asociacioni dhe as Demarkacioni me Malin e Zi. Por, sipas tij, problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet jashtë rregullave demokratike.?
Përmes një postimi në facebook Mustafa ngre dhe një shqetësim tjetër. Sa km katror është realisht Kosova? Pasi gjeografët japin shifra të ndryshme. Për këtë ai ngre shqetësimin dhe u kërkon të jenë të saktë në dëshmimin historik të vijave kufitare në të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës.”
“Marrëveshja e demarkacionit nuk është as Bibël e as Kuran, dhe nëse dikush mund të vërtetoj me evidencë të qëndrueshme se, jo dhjetëmijë hektarë por, edhe një metër katrorë ka kaluar nga territori ynë në Mal të Zi, do të kërkohet korrigjim.”
Por deri sot askush nuk ka ardhur ta dëshmoj këtë. Kurse, gjeografët tanë duhet ta kenë një qëndrim lidhur me sipërfaqen e territorit të Republikës së Kosovës.
Ky territor nuk është llastik. Disa shkruajnë për 10877, disa 10906 e disa mua më deklarojnë në zyrë se ky territor arrin në 10960 kilometra katrorë?!
Ne kemi shkencëtarë e akademikë, të cilët kanë dije dhe munden, pa u ndikuar politikisht dhe pa orekse territoriale, të jenë të saktë në dëshmimin historik të vijave kufitare në të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës.”
Sigal