Mustafa: Të gjithë të barabartë para ligjit, por dhuna e papranueshme

496
“Zbatimi i ligjit njësoj për të gjithë pasi dhuna si mjet politik është e papranueshme”. Ky është qëndrimi i Kryeministri i Kosovë Isa Mustafa menjëherë pas arrestimit të ish-liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.
Në një deklaratë për mediat Mustafa i bëri thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutës duke siguruat të gjithë që nuk do të ndërhyjë mbi autoritetet e drejtësisë.
“Dua të ndajë me Ju keqardhjen për zhvillimet e mbrëmshme në Prishtinë. Lajmet dhe pamjet e tilla, na bëjnë të ndjehemi keq. Dhuna është e papranueshme si mjet politik.
Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam i vendosur të respekojë plotësisht ndarjen e pushteteve. Nuk më takon mua dhe asnjë politikani tjetër të ndërhyjë në punën e autoriteteve të rendit dhe atyre të drejtësisë. Përpara ligjit, të gjithë jemi qytetarë të barabartë. Kështu kemi vendosur kur kemi votuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë. Dua të besoj se organet e rendit dhe drejtësisë veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutën dhe me maturinë që kërkon situata në të cilën ndodhet vendi ynë”, u shpreh Mustafa.
Mustafa përfundoi fjalën duke thënë se një sjelle e papërgjegjshme i shkakton një dëm të madh Kosovës në këto ditë që është shumë pranë marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
Në Prishtinë, mbrëmë u ndalua nga policia deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe pas dy ore u lirua, por gjatë kësaj kohe, nëpër rrugët e Prishtinës u mblodhën aktivistë të Vetëvendosjes, të cilët hodhën gurë në stacionin policor dhe u konfrontuan me policinë. Ndërsa autoritetet e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, duke synuar që të shpërndajë protestuesit. 
Sigal