Mustafa: S’ka asnjë arsye që Thaçi të mos jetë president

517
Pavarësisht kundërshtimeve brenda LDK-së, kryeministri Isa Mustafa i garanton votat për Hashim Thaçin president. Mustafa, që në bazë të marrëveshjes me PDK-në u bë kryeministër, thotë se nuk ka asnjë arsye që kreu i PDK-së të mos bëhet president i republikës, raporton KTV.

Përveçse shprehet i sigurt për presidentin, Mustafa është po aq i sigurt edhe për lëvizje të lirë të kosovarëve në Evropë në vitin 2016. Ai është i bindur se deri në fund të vitit do të plotësohen rekomandimet e Komisionit Evropian.

Mustafa i quan të pabaza deklaratat e opozitës se me qeverisjen e koalicionit LDK-PDK është rritur krimi dhe korrupsioni në vend, ndërsa thotë se përkundrazi janë zvogëluar dukshëm këto dukuri.
Sigal